Komuna e Dragashit do të paguaj shpenzimet e varrimit
Komuna e Dragashit ka vendosur që të marr përsipër kompensimin e shpenzimeve të varrimit.
Kryetari i Komunës, Shaban Shabani dhe kryetari i Bashkësisë Islame në Dragash, Osman Mehmeti kanë nënshkruar marrëveshjen nga vendimi i Asamblesë.
Kështu për çdo rast komuna do të paguaj 100 euro.
“Bazuar në vendimin e Asamblesë Komunale, Kryetari i Komunës Shaban Shabani dhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash Osman Mehmeti, nënshkruan marrëveshjen për kompensimin e shpenzimeve të varrimit duke filluar nga 1 qershori 2018 në vlerë prej 100 € për secilin rast. Mjetet për këto shpenzime do të sigurohen nga Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim”, thuhet në njoftimin e komunës. /IndeksOnline/