18:10 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Asambleisti blenë veturën e komunës për 550 euro

Komuna e Dragashit ka shpallur fituesit e ankandit publik për shitjen e veturave që ishin në pronësi të komunës.

Një prej tyre e ka blerë edhe asmbleisti nga radhët e PDK-së, Granit Rifaj, shkruan Indeksonline.

Vetura e tipit RenaultLaguna, çmimin fillestar e kishte 450.00 euro ndërsa asambleistit të PDK-së i është shitur për 550.00 euro.

Veturat tjera që kanë dalë në ankand janë shitur me çmim 2-4 herë më shtrejtë se çmimi fillestar.

Rifaj është asambleist i Partisë Demokratike të Kosovës për dy mandate radhazi në Komunën e Dragashit. /IndeksOnline/