Nuk përfillin urdhrat e policëve, arrestohen dy persona në Pejë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Pejë, pasi që të njëjtit nuk e kishin përfillur urdhrat e policëve dhe kishin bërë rezistencë aktive ndaj tyre.
Të dyshuarit me forcë janë shoqëruar në stacion policor.
Ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/