75 Mall Live Search
15:55 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Ylli i Chelseat arrinë marrëveshje me Milanin, nesër testet mjekësore

Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko do të arrijë sonte në Itali dhe do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore nesër në një marrëveshje prej 40 milionë euro.

Burimet e afërta me lojtarin tregojnë se dy klubet kanë arritur marrëveshje të plotë sot në drekë, transmeton IndeksOnline.

Ai do të arrijë në huazim për 5 milionë euro me opsionin e blerjes për shumën e 35 milionë eurove.

Bakayoko pritet të udhëtojë nga Londra drejt Milanos këtë pasdite, të pushojë në hotel dhe më pas t’ju nënshtrohet testeve mjekësore nesër në mëngjes.

Reprezentuesi francez mbushë 24 vjet javën tjetër dhe Chelsea pagoi 40 milionë euro për transferimin e tij nga Monaco verën e kaluar./IndeksOnline/

Image result for bakayoko chelsea