Rezultatet dhe tabela e Premierligës pas xhiros së parë (Foto)
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së parë të Premierligës për sezonin e ri.
Përveç Arsenalit, të gjithë skuadrat e mëdha kanë shënuar fitore, shkruan indeksonline.
Manchester United mposhti Leicesterin me rezultat 2-1 në ndeshjen hapëse të sezonit.
Chelsea fitoi kundër Huddersfield me rezultat 3-0, ndërsa Liverpooli mposhti West Hamin 4-0.
Tottenham fitoi 2-1 kundër Newcastle kurse në derbin e sotëm Manchester City triumfoi kundër Arsenalit me rezultat 2-0.
Liverpooli për të paktën një javë do të jetë në krye pasi ka golaverazhin më të mirë i ndjekur nga Chelsea dhe Manchester City. /IndeksOnline/