Dukagjin Lipa: Action Bronson nuk ka tymosur marihuanë në skenë
Organizatori i Festivalit Sunny Hill, Dukagjin Lipa, i ka përgënjeshtruar njoftimet se Action Bronson ka tymosur marihuanë gjatë performancës së tij në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Reperi me origjinë shqiptare ishte shoqëruar në stacionin policor me dyshimin se ka poseduar dhe ka konsumuar substancë të dyshuar narkotike.
“I njëjti nën shoqërimin e njësive policore është dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent i njëjti është liruar”, kishte thënë zyra për informim e Policisë.
Ndërkohë, Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa, ka theksuar se Bronson nuk ka tymosur marihuanë , porse e ka mbështjellë duhanin në atë formë.
“E ka mbështjellë duhanin në mënyrë të tij për shou, të cilin e bën çdo kund në botë. Domethënë nuk ka qenë rasti ai (nuk ka pasur marihuanë). Por, megjithatë, policia e ka kryer një punë shumë të mirë”, ka deklaruar Lipa për Klan Kosova.