Zyrtare: Ylli i Milanit nënshkruan për skuadrën e njohur të Serie A (Foto)
I riu i Milanit, Manuel Locatelli e ka kompletuar transferimin te Sassuolo në baza të përhershme, transmeton IndeksOnline.
Orë më parë, mediat italiane raportuar se marrëveshja mes palëve është arritur, dhe tani vetë Sassuolo e ka zyrtarizuar transferimin.
Italiani nuk udhëtoi në Madrid që të përballej me Real Madridin pasi që ishte në bisedime me klubin e Serie A-s.
Çmimi i transferimit nuk është publikuar, por Calciomercato zbulon se Locatelli i ka kushtuar Sassuolos 14 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.
”Rossonerët” e kanë edhe opsionin e rikithimit të lojtarit, madje mund të marrin edhe përqindje nëse lojtari shitet te ndonjë klub tjetër.
Thuhej se Locatelli do të huazohej fillimisht te Sassuolo, megjithatë transferimi është finalizuar në baza të përhershme./IndeksOnline/