75 Mall Live Search
12:48 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vërshimet bëjnë dëme të mëdha edhe në komunën e Mamushës (Foto)

Kryetari i komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniq, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me dëmet që kanë shkaktuar vërshimet e ditës së djeshme.

Në disa fotografi të siguruara nga Indeksonline, dukshëm vërehet gjendja e rënduar.

“Komisioni del në verifikim por komplet fusha e Mamushës ka qenë e dëmtuar. Dhe me këtë rast bujqëve u është bërë shumë dëm. Shpresojmë që me ndihmën e qeerisë së Kosovës do të kompenzohen fdëmet e shkaktuara nga vërshimet.”, ka thënë në një prononcim për Indeksonline Abdulhadi Krasniq.

Ndryshe, dëme të ngjashme kanë pësuar edhe disa komuna tjera të Kosovës./Indeksonline/