75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përdoren armët në Podujevë pas një mosmarrëveshje për çështje pronësore

Katër persona janë arrestuar në Podujevë, pasi të njëjtin pas një mosmarrëveshje në lidhje me pronat kanë futur në përdorim edhe armët.

Kështu thuhet në raportin e policisë së Kosovës, ku theksohet se për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Ndryshe, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një gëzhojë dhe janë bastisur tri lokacione, ku janë gjetur një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një revole lodër./Indeksonline/