75 Mall Live Search
08:32 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Futbollistët më të paguar në Serie A

Cristiano Ronaldo do të mbahet mend si futbollisti që theu të gjitha rekordet në Serie A.

Sulmuesi portugez përveç se është transferi më i shtrenjtë ndonjëherë, ai është edhe më I paguari në ligën italiane.

Sulmuesi i Juventusit përfiton rreth 30 milionë euro në sezon, shkruan indeksonline.

I dyti në listë është Gonzalo Higuain I cili në Milan përfiton plot 8.5 milionë euro. Dybala merr pagë 7 milionë euro, ndërsa Pjanic 6.5 milionë.

Duglas Costa 6 milionë aq sa merr edhe Donaruma I ndjekur nga Bonuci me 5.5 milionë, Icardi 5 milionë ndërsa dyshja e Napolit, Mertens dhe Insigne marrin nga 4.5 milionë euro. /IndeksOnline/