Gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Deçan-Gjakovë
Në aksidentin e ndodhur në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë rreth orës 15:00 kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline” zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ai ka thënë se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“… njësiti i mjekësisë ka dal në vendin e ngjarjes, ku një person është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për shkak të lëndimeve më serioze, një tjetër në spitalin rajonal në Gjakovë, kurse i dërguari në Spitali e Pejës është nisur menjëherë për në QKUK për shkak të lëndimeve serioze” është shprehur Ibraj.
Sipas tij, personat e tjerë janë dërguar në QKMF në Deçan dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Kurse njësiti rajonal i trafikut rrugorë ka marrë rastin nën hetim për të mësuar rrethanat e ndodhjes së aksidentit.
Ndryshe, në këtë aksident ishin të përfshirë një furgon dhe një veturë/Indeksonline/