Zyrtare: Njihuni me klubin e ri të MVP-s së Kampionatit Evropian, Rron Ukaj
Klubi i basketbollit, Rahoveci, ka konfirmuar transferimin e Rron Ukajt.
Për Rronin s’ka nevojë prezantim – ai është MVP i Kampionatit Evropian (U18) me Përfaqësuesen e Kosovës, duke drejtuar Kosovën drejt një suksesi impresiv– kampion në Evropë në divisionin C, transmeton IndeksOnline.
Rron Ukaj është 17-vjeçar dhe është i gjatë 200 centimetra.
Ai do t’i bashkohet trajnerit Bujar Loci dhe pjesës tjetër të ekipit në rrugëtimin e sezonit të ri./IndeksOnline/