22:27 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

KB Rahoveci shkruan historinë, kualifikohet në “play off”

Klubi i basketbollit Rahoveci sot ka shkruar historinë, duke arritur që për herë të parë të kualifikohet në “play off” të elitës së basketbollit kosovar.

Këtë e arriti pas fitores së lartë kundër Kerasan Prishtinës me rezultat 74-99.

Më meritori për këtë fitore të Rahovecit ishte Junious Prowell, i cili shënoi 23 pikë, pati 10 kërcime e 3 asistime.

Kurse te Kerasani më i miri ishte Rinor Ahmeti që shënoi 23 pikë, pati 8 kërcime dhe 1 asist.

Në ndeshjen tjetër KB Prishtina arriti ta mposhtë Yllin me rezultat të ngushtë 84-86.

Në radhët e Prishtinës më efikasi ishte Alban Veseli i cili shënoi 24 pikë, dhe pati 4 asistime. Kurse te Ylli më i miri ishte Alexis Wangmene me 24 pikë, 13 kërcime e 2 asistime.