15:02 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Rahoveci vazhdon të përforcohet, transferon basketbollistin amerikan

Klubi basketbollistik, Rahoveci, ka siguruar shërbimet e qendrës amerikane Amir Maddred.

Basketbollisti nga SHBA-të dhe Rahoveci kanë përfunduar gjitha procedurat e transferimit të Maddred në klub, ndërsa ky i fundit arrinë të martën në Kosovë kur edhe pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje.

Maddred është 205 centimetra i gjatë, derisa ai ishte pjesë e disa kolegjeve në Nju Xhersi, së fundmi pjesë e skuadrës Slippery Rock Universety.

Ai për këtë skuadër ka zhvilluar 27 ndeshje me një mesatare prej 10.5 pikë për ndeshje./IndeksOnline/

Temat: