75 Mall Live Search
09:56 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Doreza e Michael Jackson në shitje, ja sa kushton (Foto)

Doreza e ‘Pop’ artistit legjendar, Micheal Jackson sigurisht që është ikonike dhe e ka përcjellë atë gjatë gjithë karrierës së bujshme. Së fundmi  doreza e humbura e Jackson është gjetur dhe do të dal në ankand.

Fansat e Michael Jackson që nga dita e djeshme kanë pasur mundësin që të dërgojnë ofertat e tyre për të blerë dorezën e majtë. Çmimi fillestar i saj është 15000 dollarë, transmeton Indeksonline.

Këtë dorezë artisti legjendar e ka pasur në performancen e tij historik të këngës “Billie Jean ”, të vitit 1983,   ku bëri vallëzimin e famshëm “Moonwalk”. Kjo performancë ishte prezantuar në televizion.

Doreza e mbuluar me kristale është në gjendje shumë të mirë. Blerësi përveç dorezës e merr edhe një certifikatën të vërtetësisë. /Indeksonline/