Me “VAR” Bayerni do të kishte dy tituj më shumë dhe Reali dy më pak
Arturo Vidal ka ngacmuar Real Madridin me një intervistë të tij.
Kliani ka thënë se ish-skuadra e tij, Bayern Munchen do të kishte dy trofe më shumë të Ligës së Kampionëve nëse do të ishte aktiv VAR.
Në dy sezonet e fundit të Ligës së Kampioneve Vidal pësoi dy humbje me Bayern kundër Real Madridit në fazat e eliminimit.

“Dua të fitoj gjithçka,” shtoi ai. “Titulli im i preferuar është Liga e Kampionëve”.
Real Madridi ka fituar katër nga pesë garat e fundit të Ligës së Kampionëve, ndërsa Bayern nuk e kanë fituar trofeun që nga sezoni 2012/13.
Vidal dhe Barcelona do të kthehen në veprim kundër Huesca të dielën e ardhshme. /IndeksOnline/