75 Mall Live Search
20:12 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hetemaj theu brinjët dje, Chievo konfirmon gjendjen e mesfushorit shqiptar

Chievo Verona ka lansuar një njoftim të rëndësishëm në lidhje me gjendjen shëndetësore të Përparim Hetemajt.

Mesfushori shqiptar ka pësuar një lëndim aspak të lehtë në ndeshjen e djeshme në kuadër të Serie A.

Ai iu nënshtrua testeve mjekësore në Firencë para se të rikthehej në Veronë në mbrëmjen e kaluar, transmeton IndeksOnline.

”Chievo njofton se mesfushori, Përparim Hetemaj ka pësuar thyerje të brinjëve gjatë ndeshjes së djeshme”.

”Periudha e rikuperimit të tij pritet të fillojë në javën e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Hetemaj nuk pritet të rikthehet në skuadër para pushimit internacional që fillon nga 8 shtatori.

Përndryshe, Hetemaj u lëndua në ndeshjen kundër Fiorentinas, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat, 1-6./IndeksOnline/