Lazio e Valonit i bën nderë Milanit, ia fal pozitën e katërt
Lazio ka barazuar me Chievon me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Serie A.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Pellissier në minutën e 25-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Immobile e barazoi rezultatin në minutën e 66-të të ndeshjes, por nuk arriti të nxjerrë pikë të plota.
Me këtë barzim, Lazio humb pozitën e katërt në tabelë. “Shqiponjat” tash janë në pozitën e pestë me 24 pikë, një më pak se Milani në pozitën e katërt.
Nga minuta e 82-të u inkuadrua edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha. /IndeksOnline/