75 Mall Live Search
08:41 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mbanë fanellën e kundërshtarit, Gattusso godet me shuplakë lojtarin e Milanit

Gennaro Gattuso nuk u frikësua që t’i shpërfillë ndjenjat e tij gjatë karrierës së tij si futbollist aktiv në Milan.

Për këtë pyetne ish-ndihmësin e Tottenhamit, Joe Jordan, me të cilin kishte një konfrontim.

40-vjeçari tani është trajner i Milanit, dhe gjaknxehtësia e tij është ende në trupin e tij.

Kjo përket edhe në një moment, kur ish-mesfushori i njohur, shihet duke e goditur me shuplakë mbrojtësin 17-vjeçar, Gabriele Bellodi.

Gattuso

Gattusso e bërë këtë pasi Bellodi mbante me krenari fanellën e Barcelonës, transmeton IndeksOnline.

Incidenti në fjalë ndodhi pas fitores, 1-0 të Milanit ndaj Barcelonës më herët këtë muaj.

Megjithatë, 17-vjeçarit iu dha mundësia për të impresionuar në turneun para-sezonal, gjë të cilën Bellodi kurrë nuk do ta harrojë.

Përndryshe, Gattuso njihet si tip temperament, pasi edhe si trajner i Pisas, kishte goditur ndihmësin e tij./IndeksOnline/

Temat: