23:58 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Gattuso: I thash Hachim Mastourit, rritu, ose t’i thyej dhëmbët!

Gennaro Gattuso ka treguar se i ka përmirësuar raportet më talentin e shumëpërfolur të Milanit, Hachim Mastour. Trajneri italian ka thënë se e ka kërcënuar talentin e famshëm për postimet e tij maestrale në rrjetet sociale.

“I thashë Mastourit se nëse vazhdon të bëjë video në Youtube me “stila”, unë do të ia thyej dhëmbët. Kam folur shumë në kohët e fundit me të. Ai nuk guxon të postoj më video të tilla për të bërë xhiro në rrjetet sociale. Mastour është përmirësuar kohëve të fundit.

Ai nuk është 50 vjeç, në qershor i mbushë vetëm 20 vite dhe duhet të shehë gabimet e tij. Unë e di se ka talent të madh, por duhet të piqet më shumë për t’i ofruar shansin në skuadrën e parë” ka thënë Gatusso./Indeksonline/