16:28 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Largohet Gattusso, ky do të jetë trajneri i ri i Milanit?

Milani ishte para “falimentimit” nën pronësinë e kinezëve, duke bartur klubin në dorë të fondit amerikan, Elliott.

Pronarët e rinj duket se kanë ardhur me plane të reja dhe do të bëjnë një staf të ri si në menaxhim ashtu edhe atë teknik.

Sipas “Sportmediaset”, Elliott është duke kontaktuar me Antonio Conten për ta rikthyer në Itali, shkruan indeksonline.

Ish-trajneri i Chelseas ka qenë në bisedime edhe më herët me rosonerët mirëpo tash mund edhe të konkretizohet.

Pronarët e rinj do të mbajnë mbledhje të shtunën dhe gjithçka do të bëhet konkrete, si menaxhmenti ashtu edhe stafi teknik. /IndeksOnline/