Reali rikthen ish-sulmuesin e tyre, i prish punë Sevillas
Presidenti i Sevillas, Jose Castro thotë se Real Madrid ka aktivizuar mundësinë e tyre për të blerë sulmuesin e Olympique Lyonnais, Mariano Diaz, pavarësisht ekipit të tij që po negocion për të nënshkruar.
Real shiti Marianon në Lyon në vitin 2017 dhe janë në prag të rikthimit të tij për të mbushur hendekun e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos drejt Juventusit.
Sevilla kishte rënë dakord për një marrëveshje me Marianon, por Madridi aktivizoi klauzolën e tyre të rikthimit, shkruan indeksonline.
“Ne jemi një klub ambicioz dhe përpiqemi të bëjmë ndeshje ambicioze. Madridi kishte një mundësi të parë dhe ata na kanë thënë se do ta ekzekutojnë atë, ” ka thënë Castro.
“Por lojtari nuk na ka thënë asgjë dhe ne jemi duke pritur që ai të përgjigjet sepse ai na tha një mijë e një herë që ai donte të luante për Sevilën”.
Mariano u bashkua me Lyon për 8 milionë euro dhe Madridi pret të ri-blejë atë për rreth 25 milionë euro, sipas raporteve në Spanjë, që gjithashtu thonë se Reali ende ka 35% të të drejtave sportive të lojtarit. /IndeksOnline/