Policia shton masat për protestën kundër Lumezit
Policia e Kosovës ka shtuar forcat e saj për të siguruar protestën e cila po zhvillohet afër ndërtesës së Qeverisë ku po kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
Janë dhjetëra pjesëtarë të Policisë që kanë formuar kordonin afër ndërtesës ndërsa në oborrin e Qeverisë janë parë edhe Njësia Speciale.
Deri tani nuk është raportuar për ndonjë incident në protestë e cila ka nisur rreth një orë më parë./Indeksonline/