75 Mall Live Search
11:45 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon me seancën e parë stërvitore për ditën e sotme

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është duke mbajtur seacën e sotme stërvitore.

Djelmoshat e Bernard Challandes pasi e kompletuan dje seancën e parë, sot me fillim nga ora, 11:00 janë rikthyer në seancën e radhës.

Futbollistët kosovar morën një mirëpritje të ngrohët nga sekretari i FFK-s, Eroll Salihu, raporton IndeksOnline.

Madje kuptohet se Salihu është rikthyer më herët nga pushimet verore vetëm e vetëm që gjithçka të shkojë mirë në organizimin e stërvitjeve dhe ndeshjeve të ardhshme.

Vlen të përmendet se pasi mungoi në seancën e djeshme, sot, super talenti i Genkut, Edon Zhegrova është paraqitur në stërvitje.

Përfaqësuesja kosovare do ta mbajë seancën e dytë stërvitore për sot pasdite me fillim nga ora, 17:00.

Ndërsa, dy ndeshjet e para në debutim në Ligën e Kombeve, Kosova i zhvillon ndaj Azerbajxhanit në Baku dhe Ishujve Faroe në Prishtinë./IndeksOnline/