75 Mall Live Search
14:06 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Roberto Carlos është ende ”shefi” absolut i gjuajtjeve të lira (Pamje)

Roberto Carlos ishte i jashtëzakonshëm si futbollist aktiv, sidomos nga gjuajtjet e lira, të cilat i godiste me fuqi të jashtëzakonshme.

Goli i famshëm i brazilianit ndaj Francës në vititn 1997 që theu ligjet e fizikës, është padyshim goli i tij më i mirë.

Derisa edhe shumë gjuajtje të lira të ekzekutuara nga ai për Real Madridin do të mbahen mend gjatë nga tifozët madrilen.

Por, si duken tani gjuajtjet e lira të Carlos në vitin 2018, 11 vite pasi ai u largua nga Real Madridi?

Vetëm shikojeni videon e mëposhtme:

21 vite më parë, Carlos shënoi golin më të mirë në historinë e futbollit, transmeton IndeksOnline.

Ishte një gol që theu ligjet e fizikës. Edhe vetë Carlos e pranon se nuk e di se si e shënoi atë gol ndaj Francës.

”I kam praktikuar gjuajtjet e lira shumë. Unë vetëm gjuajta dhe shkoi në portë”, kishte thënë braziliani./IndeksOnline/