Insiston NISMA: Edhe opozita të marrë përgjegjësit në vendimmarrjen e vendit
Dita e djeshme ka krijuar një situatë aspak të këndshme në Kuvendin e Kosovës, ku seanca e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj u shty disa herë si rezultat i bojkotit të opozitës. Në këtë seancë pritej votimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Këto situata i ka komentuar, në një prononcim për “Indeksonline”, edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala.
Ai ka thënë se Ekipi i Unitetit është shtyrë të krijohet nga vet opozita, e cila nuk e pranonte Presidentin Thaçi si prijës të bisedimeve Kosovë-Serbi, kurse opozita po vazhdon që të jetë ende e pakënaqur.
“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë veç ka marr një vendim për krijimin e një grupi të unitetit, që do të udhëheq bisedimet pasi që opozita nuk ja beson këtë obligim Presidentit Thaçi, që të vazhdoj me at avazin e vjetër me të cilin ka udhëhequr bisedimet deri më sot, por në këto rrethana siç po shihet opozita prapë nuk është e kënaqur ose nuk po e she të arsyeshme që t’i bashkohet këtij ekipi të krijuar nga qeveria e Kosovës” është shprehur Shala.
Sipas tij, opozita duhet që të reflektoj dhe të bashkohet në këtë ekip të unitetit, në mënyrë që të marr pjesën e saj të përgjegjësisë në vendimmarrjen e vendit.
“…mendoj që opozita tash duhet të reflektoj dhe të bëhet pjesë e ekipit negociator, i cili ekipi do të diskutojë për çështjet e pazgjidhura me shtetin serb sepse edhe opozita është e obliguar të merr pjesë pjesën e vet të përgjegjëse në vendimmarrjen e vendit” u shpreh Shala.
Kurse, një çështje e tillë nga Shala po konsiderohet si njëra nga faktorët kryesor në fazën përfundimtare të bisedimeve Kosovës-Serbi.
“Unë besoj që opozita shumë shpejt do ti bashkohet këtij ekipi negociatorë, i cili ekip do t’i mbështet bisedimet përfundimtare me Serbinë. Sepse është në interes të qytetarëve, që sa më shpejt të përfundoi ky avaz i bisedimeve me Serbinë.”
Ndryshe, seanca e dështuar ditën e djeshme pas bojkotit të opozitës pritet të vazhdoj sot në orën 14:00./Indeksonline/