Zjarri në Istog, digjet edhe një veturë
(I plotësuar)-Si pasojë e zjarrit që përfshiu një shtëpi në afërsi të stacionit të autobusëve në Istog është djegur edhe një veturë.
Vetura ishte e ndaluar pikërisht në oborrin e një auto-mekanik i cili funksiononte në këtë pjesë të komunës së Istog, raporton Indeksonline.
Si pasojë e zjarrit nuk njoftohet për të lënduar.
…………………………………………………………………….
Zjarr tek stacioni i autobusëve në Istog
Një zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi në afërsi të stacionit të autobusëve në Istog.
Indeksonline ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me këtë incident në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit të cilët po mundohen të shuajnë zjarrin./Indeksonline/