Ish gazetari serb nga Kosova kërcënon se do vetëvritet të premten
Bojan Bozhoviq, ish gazetari serb nga veriu i Kosovës, po kërcënon se do bëj vetëvrasje ditën e premte në publik.
Ai po kërkon një vend pune, pas sot ka mbetur i papunë.
Për këtë, ai ka ftuar ish kolegët e tij gazetar që të premten me datën 7 shtator, të jenë te rrethi kryesor në Prishtinë, në orën 13:00, ku ai pretendon se do kryej vetëvrasjen.
“Nga sot jeta ime nuk ka vlerë. Kam vendosur që të premten më 7 shtator 2018 të vij në Prishtinë te rrethi kryesor që të kërcej dhe t’ia marrë vetes jeten. I thërras gjithë kolegët e mi gazetarë që të vijnë në ora 13:00 te vendi i ngjarjes”, ka shkruar ai ndër të tjera./Indeksonline/