16:26 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministri i rendit i kërkon ish-gazetarit serb që ta ndërpresë grevën (Video/Foto)

Ish-gazetari serb  në Kosovë, Bojan Bozhoviq ka hyrë në grevë urie. Ai  po kërkon përkrahje nga shteti i Kosovës.

Bozhoviq në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se po kërkon siguri për veten dhe familjen që jetojnë në veri të Kosovës.

Ai para Ministrisë së Punëve të Brendshme ka takuar ministrin Flamur Sefaj i cili i ka thënë që ta ndërpresë grevën sepse do ta takojë nesër.

“Ministri më tha që ta ndërpresë grevën  por pa konsiderim të fortë që do të rregullojë problemin që kam, edhe lidhur me sigurinë në pjesën veriore edhe lidhur me dokumentet unë nuk ndërprej grevën e urisë.  Nesër jam prapë në Prishtinë dhe kemi dëshmi që ministri premtoi se do të  bëjë një zgjidhje të problemit që kam.  Unë kërkoj siguri për veten dhe familjen që jetoj në veri dhe kërkoj të nxjerrë dokumentet”, ka thënë Bozhoviq.

Ish-gazetari i kërkoi ministrit të MPB-së që patent shoferin e Serbisë ta kthejë në atë të Kosovës.

Më poshtë gjeni videon e plotë ku shihet ministri Sefaj teksa bisedon me ish-gazetarin.