Spanja e 21-vjeçarëve ”shkelë” Shqipërinë në Kordoba
Spanja e grupmoshave, U-21 ka arritur ta mposhtë Shqipërinë në Kordoba, në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e 21-vjeçarëve.
Ndeshjen në fjalë e dominuan ”iberikët”, të cilët nga minuta e parë dukeshin se e kanë në duar fitoren.
Skuadra e Alban Bushit pësoi humbje me tre gola nga Spanja, teksa posedimi i topit ishte 68% për Spanjën dhe 32% për Shqipërinë.
Golat për ”iberikët” i shënuan Ojarzbal (‘4), Majoral (’56) dhe Mir (’90)./IndeksOnline/