14:15 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Numër i madh i mediave beogradase në Kosovë

Tanimë gjithçka është gati në pritje të ardhjes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Veri të Kosovës.

Vizita dy ditore e Vuçiq, ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm edhe nga mediat e shumta serbe, të cilët janë vendosur në pjesën veriore të Kosovës, raporton Indeksonline.

Ekipi i Indeksonline po qëndron në vendin e ngjarjes dhe ka shkrepur disa fotografi ku shihen numër i madh i mediave beogradase.

Rikujtojmë, se Kreu i Intelegjencës së Serbisë (BIA),  Branislav Gasic dhe Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lončar kanë arritur në Kosovë.

Ndryshe, Vuçiq për çdo çast mund të hyjë në Kosovë pasi që orari sipas agjendës që kishte tani më veç ka kaluar./Indeksonline/

Më poshtë pamjet: