75 Mall Live Search
18:57 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Beqiri pas vizitës së Vuçiqit: Po presim dhuratën finale ‘Preshevën’ që t’na njoh Serbia!

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri përmes një statusi të postuar në llogarinë Facebook ka komentuar ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit sot në Kosovë.

Deputeti i LDK-së, këtë situatë e ka quajtur si diçka të rrezikshme, por edhe të dhimbshme, ndërsa ka krituar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për veprime e tij rreth idesë për korrigjim të kufijve.

Ky është statusi i plotë i Beqirit:

“Kosova jonë po mbrohet nga copëtimi, shkëmbimi “Korigjimi” i kufirit, nga zonja e hekurt Kancelarja Merkel, burrështetas e analistë, opozita e Kosovës, Kushtetuta jonë, po mbrohemi nga rreziku që vjen nga Presidenti i vendit tonë. Edhe sot kur në Kosovë po qëndron ai i cili veq të mirën nuk na e don. Dëgjuam çka tha te Liqeni i Ujmanit, ai dhe vendi i tij vetëm fuqive të mëdha, miqve tanë ua kanë frikën përndryshe ata që ishin dje, janë sot e do të ishin edhe nesër. E z.Thaqi vazhdon të ëndërroj syhapur për dhuratat e Babadimrit në fund të verës,para dimrit. Vetëm po presim dhuratën finale,Luginën e Preshevës pastaj Serbia do ta njoh shtetin tonë. E zbuluam “Arsyen Kryesore”, pse deri tani nuk na kanë njohur….absurditeti nuk paska fund. Vërtet e dhimbshme, e rrezikshme kjo çka po ndodh”./Indeksonline/