75 Mall Live Search
19:06 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hoxhaj: Vuçiq në Gazivodë, si Millosheviqi në Gazimestan

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se është kundër vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Kosovë.

Ai përmes një shkrimi në tëiter ka thënë se Vuqiq në Gazivoda është e njëjtë me atë të Millosheviqit në Gazimestan në vitin 1989, transmeton Indeksonline.

“Vuçiq në Gazivoda është i njëjtë me Millosheviqin në Gazimestan në vitin 1989! Imazhet nga atje janë imazhe të turpit dhe shovinizmit. Kjo është një dëshmi që EEAS po promovon politikën anti-evropiane në Ballkan. Unë isha kundër vizitës së tij në Gazivoda dhe ende e kundërshtoi”, ka shkruar ai./Indeksonline/

Temat: