Reus pyetet për pensionimin e Ozil – përgjigjja e tij është perfekte
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil vendosi të pensionohej nga Kombëtarja gjermane pas zhgënjimit të ”panzerëve” në Kampionatin Botëror në Rusi.
Pas këtij vendimi, mesfushori turko-gjerman postoi një njoftim të gjatë në Twitter, duke e cituar racizmin dhe jo respektin si arsye për pensionimin e tij.
”A është kjo për shkak se jam turk? Për shkak se jam mysliman? Unë mendoj që këtu qëndron një problem i rëndësishëm”.
”E kam mbajtur fanellën e Gjermanisë me shumë krenari, por tani nuk do ta bëj këtë”, shkroi në mes të tjerash Ozil, transmeton IndeksOnline.
Në mbrojtje të Ozil kanë dalur ish-bashkëlojtarët e tij si Manuel Neuer, Thomas Muller dhe Toni Kroos, por jo edhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Dhe tani reprezentuesi gjerman, Marco Reus, është pyetur për ta shprehur mendimin e tij për pensionimin e Ozil.
”Po, kam pasur kontakte me Ozil disa herë”, tha Reus për SportBuzzer.
”Personalisht, kam pasur raporte të mira me Mesut dhe ai ka qenë një person shumë i mirë. Ai gjithnjë më ka mbështetur dhe ai është njëri prej më të mirëve me të cilët kam luajtur”/IndeksOnline/