Prokuroria deklarohet rreth përfshirjes së ish-deputetit Baliq në skandalin seksual
Pas publikimit të lajmit nga Indeksonline se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës, Numan Baliq dyshohet se është përfshirë në një skandal seksual, është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Pejë.
Ata kanë bërë të ditur se janë duke e trajtuar këtë informatë, dhe tani janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të verifikimit të tyre.
Kjo Prokurori ka thënë se për momentin nuk mund të japin më shumë informata për shkak të konfidecialitetit të hetimeve, raporton Indeksonline.
“Prokuroria Themelore e Pejës e ka trajtuar këtë informatë, ashtu që janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të verifikimit të tyre. Për momentin nuk mund të japim informata më shumë për shkak të konfidecialitetit të hetimeve”, thuhet në një deklaratë të kësaj Prokurorie.
Ndryshe, siç ka mësuar Indeksonline, Baliq i cili për një kohë të shkurtër ushtroi edhe postin e zëvendës/ministrit në Qeverinë “Haradinaj”, ka abuzuar me një të mitur. Burime tona tregojnë se 60 vjeçari (1958) është përfshirë në një abuzim seksual me 17 vjeçaren e komunitetit boshnjak, Selma M.
Baliq është deklaruar pas këtij lajmi, duke mohuar të gjitha akuzat. Sipas tij, ai deri më tash ka dal krejtësisht i pafajshëm./Indeksonline/