Thaçi kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për transformimin e FSK-së
Qeveria e Kosovës pak minuta më parë ka votuar pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Ndërsa presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë konferenës së sotme për media ka deklaruar se veprimet e tilla nuk bëhen kokë me vete dhe se procedimi i kësaj çështje sot është momenti gabuar, transmeton Indeksonline.
“Ne kemi filluar tash e një kohë një proces të vetëdijesimit dhe kemi arritur në një fazë të rëndësishme të koordinimit. FAK duhet të jenë të mirëpritura dhe të jetë një proces i hapur, i sigurt për Partneritet për Paqe dhe NATO e jo një veprim kokë në vete për ta izoluar dhe për ta lënduar rëndë misionin multietnik të qeverisë. Një veprim i njëanshëm i çon në izolim, një veprim i koordinuar i hap rrugë të sigurt zhvillimit e forcimit”, ka thënë Thaçi.
Sipas presidentit Thaçi sot është një ditë e rëndësishëm për liberalizimin e vizave dhe se nuk duhet dërguar këtë mesazh tek ndërkombëtarët.
“Sot është një ditë e rëndësishme historike. Parlamenti Europian e voton liberalizimin e vizave për Kosovën… Mendoj se procedimi i kësaj çështjeje sot është moment i gabuar sepse nuk kemi nevojë që këtë mëngjes ta dërgojmë këtë mesazh tek aleatët”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/