Cheryl Cole shihet për herë të parë me djalin e saj
Këngëtarja angleze, Cheryl Col është kapur për herë të parë nga mediat me djalin e saj Bear, transmeton Indeksonline.
Bear është 18 muajsh por është mbajtur i fshehët për publikun nga Cheryl dhe babi i tij Liam Payne. Në fotot e bëra, Bear shihet vetëm nga mbrapa, duke mbetur enigmë fytyra e tij.
Cherly dhe Liam Payne u ndanë dy muaj më parë. Arsyeja e ndarjes sipas spekulimeve thuhet të jetë se Liam e la vetëm Cherly për ta rritur djalin./Indeksonline/