Kryeministri Haradinaj flet për raportet me LDK-në e VV-në
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ishte i ftuar në emisionin Zona B ku foli për zhvillimet aktuale në vendin tonë.
Ai është pyetur për raportet që i ka si Kryeministër me partitë opozitare, përkatësisht LDK-ja dhe Vetëvendosje, përcjellë Indeksonline.
“Me LDK kemi momente të rënda varësisht prej qasjes por e kuptojë që opozita i kritikon lëvizjet qeverisëse”, ka pohuar Haradinaj.
Ndërsa sa i përket VV-së, i pari i ekzekutivit ka thënë se ata po kërkojnë një partnerë për betejë. Sipas tij, ata shpesh e etiketojnë Presidentin, Hashim Thaçi por megjithatë, Haradinaj thekson se atë e kanë të preferuarin e tyre.
“VV e kanë humbur hapin, e humben besimin e kolegëve të vet. Më vjen keq siç ishte rasti në ditën e ambientit, ne të gjithë ishim duke pastruar mbeturinat, për një moment aty erdhën disa fëmijë të Vetëvendosjes dhe në vend që të largojnë mbeturinat ata brohoriten “VV e VV”, kjo vërtet nuk i bën nder asnjë subjekti politik”, ka thënë tutje ai.