De Laurentiis ngacmon sërish Sarrin
Aurelio De Laurentis e ka ngacmuar sërish Maurizio Sarrin, duke e paralajmëruar Chelsean se ish-trajneri i Napolit gjithnjë shkarkohet dhe se është person i ”sertë”.
Sarri e ka drejtuar Chelsean drejt fitores së pestë në po aq ndeshje në Premier League që prej zëvendësimit të Antonio Contes në verë.
Por, presidenti i Napolit nuk ka mundur të rezistojë që ta ngacmojë sërish Sarrin, transmeton IndeksOnline.
”Unë jam gjithnjë afër skuadrës, edhe pse e kam zgjedhur Ancelottin, unë jam përgjegjës”.
”I tillë isha edhe me Sarrin”, tha De Laurentiis për gazetarët.
”Tani, megjithatë unë ndihem i qetë. Sarri është duke bërë mirë tani”.
”Por, ai ka pësuar shumë disfata në karrierën e tij dhe gjithnjë shkarkohet. Ai është një person i ‘sertë”./IndeksOnline/