75 Mall Live Search
18:22 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Chelseat u sulmuan nga bandat lokale në Selanik

Tifozët e Chelseat janë sulmuar para ndeshjes së Europa Leagues me PAOK-un nga disa grupe të tifozëve vendas në Selanik.

Një grup i tifozëve grek sulmuan tifozët londinez në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Tifozët e Chelseat u dërguan me ambulancë në spitalin më të afërt pas incidentit në fjalë, shkruajnë mediat në Greqi, transmeton IndeksOnline.

Incidenti ndodhi në rrugën, ”Tsimiki”, në njëren prej rrugëve kryesore të Selanikut.

Pas pak Chelsea do ta zhvillojë ndeshjen hapëse ndaj klubit, PAOK në Europa League.

Tifozët e PAOK-ut njihen mjaft shumë për atmosferat pasionante të krijuara në stadiumin, ”Touma Stadium”.

Ata gjithashtu njihen edhe si të dhunshëm dhe do të jetë një mbrëmje mjaft e vështirë për mysafirët./IndeksOnline/

A PAOK match with rivals Olympiacos had to be paused following thousands of flares being lit

The fans created a 'ring of fire' and the smoke meant the game had to be stopped