Gonzalo Higuain i dhuron Milanit fitoren përballë Dudelanges
Milani nuk ka lejuar vend për befasi në fillim të Europa Leagues.
”Rossonerët” kanë arritur ta mposhtin Dudelangen me rezultat, 1-0.
Ndeshja e zhvilluar në ”Stade Josy Bartthel” i ka takuar skuadrës së Gennaro Gattusos, të cilët dominuan sonte edhe pse me rotacion, transmeton IndeksOnline.
Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga qyteti i modës e shënoi Gonzalo Higuain në minutën e 59-të.
Ndërkaq, rivalët e Milanit në grupin F, Olympiacos dhe Real Betis barazuan pa gola në Greqi./IndeksOnline/