16:15 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Dudelanges: Jam tifoz i Interit që nga fëmijëria

Pasi trajneri, Dino Toppmoller pohoi se është tifoz i Milanit, presidenti i Dudelanges, Flavio Becca ka zbuluar se ai mbështet Interin.

Skuadra nga Luksemburgu përballet me ”Rossonerët” në Europa League sonte, por presidenti i tyre, i cili ka prejardhje italiane, u rritë duke mbështetur skuadrën tjetër nga qyteti i modës.

”Jam një interist, po”, pohoi Becca në një intervistë me Gazzetta dello Sport, transmeton IndeksOnline.

Becca i ka dhënë edhe disa informacione për skuadrën e tij para ndeshjes.

”Ne kemi 11 apo 12 lojtarë nga Luksemburgu në skuadrën tonë, e cila përbëhet prej 27 lojtarëve, të tjerët vijnë nga Belgjika, Gjermaniam, Franca, Gjeorgjia..”.

”Ne kemi transferuar ish-mbrojtësin e PSG-s dhe Lazios, serbin, milan Bisevac”.

”Dhe më pas kemi ish-portierin e Juventusit, Landry Bonnefoi. Në Itali? Do të luanim në rangun C”, shtoi ai./IndeksOnline/

Temat: