20:47 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në një triller prej shtatë golash, Milani ”demolon” Dudelangen

Milani ka regjistruar fitore të madhe përballë Dudelanges në kuadër të Europa League.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin F, Milani ia doli që ta mposhti Dudelangen me rezultat të thellë, 5-2.

Golat për vendasit i shënuan Cutrone (’21), Stelvio (og,’66), Calhanoglu (’70), Schnell (og,’78) dhe Borini (’81), transmeton IndeksOnline.

Teksa, golat për mysafirët i shënuan Dominik Stolz (’39) dhe David Turpel (’49).

Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e dytë me 10 pikë të grumbulluara pas 5 ndeshjeve, ndërsa Dudelange në vendin e fundit me zero pikë.

Nga ana tjetër, Real Betisi mposhti Olympiacosin me rezultat, 1-0 për ta vazhduar kryesimin në grupin përkatës./IndeksOnline/