1 në 20 persona vdes nga alkooli
Mbi tre milion persona ndërruan jetë në vitin 2016 për shkak të përdorimit të alkoolit, që i bie 1 në 20 persona sipas raportit të fundit nga organizata “World Health”.
Më shumë se 75% e personave të vdekur ishin meshkuj, thotë raporti i publikuar sot. Mbi 28% kishin vdekur për shkak të lëndimeve që kishin pësuar sa ishin të dehur, transmeton Indeksonline.
21% tjerë kishin vdekur për shkak të çrregullimit të tretjes, kurse 19% për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Pjesa tjetër për shkak të infektimeve, kancerit, problemeve psikike dhe sëmundje të tjera.
273 milion meshkuj dhe 46 milion femra në të gjithë botën janë të sëmurë për shkak të përdorimit të alkoolit. Regjioni i Evropës prinë për nga numri i personave më të sëmurë për shkak të alkoolit, të ndjekur nga Amerika. /Indeksonline/