Sergio Ramos synon rekordin historik të legjendarit të Barcelonës
Sergio Ramos ia ka vënë vetes një synim. Mbrojtësi i Realit synon që të bëhet mbrojtësi me më së shumti gola në histori të La Ligas.
Ramos ka shënuar 57 gola në 437 ndeshje në La Liga. Por, rekordin e mbanë një ish legjendar i Barcelonës.
Ronald Koeman kishte shënuar 67 gola në La Liga, dhjetë më shumë se sa ka tani Ramos.
Ish mbrojtësi i Sevillës e ka kaluar Hierron e Roberto Carlos me më shumë gola te Reali./Indeksonline/