16:20 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Holandës

Holanda ka gjetur trajnerin e ri që do ta udhëheqë skuadrën në garën për Ligën e Kombeve dhe Kampionatin evropian.

Federata e Futbollit të Holandës në një njoftim zyrtar ka thënë se Ronald Koeman do të drejtojë skuadrën.

Koeman më parë ka qenë asistent te tulipanët, ndërsa ka drejtuar skuadra si Ajax, Benfica, PSV dhe Everton. /IndeksOnline/

Temat: