Arrestohen dy persona në Viti, vodhën mjete të punës
Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë, gjatë punëve operative kanë arritur të hetojnë dhe zbulojnë dy raste “vjedhje e rënd” dhe një raste “vjedhje” qe kanë ndodhur në këtë komunë.
Lidhur me këto raste janë arrestuar dy persona të dyshuar , shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se kanë vjedhur mjete të punës: (gjenerator , pompa, vinqe ,TV në lokacione të ndryshme). Njëri nga të dyshuarit, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, gjersa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
“Sendet e vjedhura i janë kthyer pronareve legjitim.Ne rastin tjetër të “vjedhjes” është arrit të identifikohet, dhe arrestohet i dyshuari po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës pasi që dyshohet se ka vjedhë material nga një shkolle ,i njëjti është intervistuar dhe rasti ne procedure te rregullte procedohet në Gjykatë, materiali i vjedhur nga shkolla është konfiskuar, dhe kthyer shkollës .Policia e Kosovës nga Stacioni policor i Vitisë vazhdon përkushtimin për të krijuar ambient të sigurt, bashkëpunimi me qytetare ndihmon edhe me shumë për te krijuar një ambient të qetë dhe sa me te sigurt për te gjithë për banoret e saj dhe pasurin e tyre”, përfundohet në komunikatën për media./Indeksonline/