Krasniqi takon Lushtakun, e përgëzon për sukese
Zëvëndësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi ka takuar sot kryeshefin ekzekutiv të NH “Ibër Lepencit”, Berat Lushtakun. Mes ty institucioneve është premtuar bashkëpunim me të vetmin qëllim, mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e bujqësisē.
“Në një takim pune me kryeshefin ekzekutiv të NH “Ibër-Lepenci” Berat Lushtaku, e përgëzova për punën e deritashme dhe biseduam për rëndësinë e sistemit të ujitjes së kësaj ndërmarrje për sektorin e bujqësisë!
Invesimet dhe modernizimi i këtij sistemi është njëri nga prioritetet e NH “Ibër-Lepenci” dhe e ka mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës!
Tash dhe vitet në vijim, bashkëpunimi ynë do të jetë në funksion të angazhimeve tona të përbashkëta, me qëllimin e vetëm, mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e bujqësisē” shkruan Krasniqi pas takimit./Indeksonline/