Skandal në OKB: Delegacioni maqedonas lëshoi sallën kur po fliste presidenti i tyre
Në fjalimin e tij në Asamblenë e 73-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, presidenti Gjorge Ivanov tha se marrëveshja e Prespës e shkel të drejtën e vetëvendosjes së qytetarëve të Maqedonisë prej ku buron e drejta që të zgjedhin emrin e tyre dhe emrin e shtetit që e kanë krijuar.
Ivanov gjatë fjalimi në New York ka kritikuar zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe BE-së për referendumin se po mbështesin refeendumin dhe u kërkoi gjithashtu bashkatdhetarët e tij që të mos shkojnë në votime të dielën.
“Ne u larguan nga salla e OKB-së gjatë fjalës së Ivanovit, sepse ne nuk duan të japin legjitimitet për emisionin e tij skandaloze, mbushur me manipulimin, urrejtje dhe duke e bërë armiq,” shkroi në Facebook Andrej Zhernovski, Zëvendës Ministr i Jashtëm të Maqedonisë.
Ai tha se teksti i marrëveshjes me Greqinë përpiluar pa dijeninë e tij si president. Ai tha se nëse referendumi dështon, atëherë do të hapet një mundësi e re.
Ndryshe, derisa Ivanovi po fliste, zëvendësministri i Jashtëm Andrej Zhernovski lëshoi sallën. Ivanov kishte një porosi për liderët dhe zyrtarët amerikan dhe europain të cilët ditëve të fundit vizituan Maqedoninë.