75 Mall Live Search
16:33 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mourinho vazhdon me ankesat pas humbjes

Trajneri i Manchester United si gjithmonë ka vazhduar me ankesat pas rezultateve të dobëta.

Ai ka fajësuar referimin e dobët në ndeshje si shkak të humbjes. Sipas tij goli i parë i Anderson ishte pozitë jashtë loje kurse goli i tretë i Arnautovic kishte faul për United, transmeton Indeksonline.

“Goli i parë ishte pozitë jashtë loje, ishte gol që të martën nuk do të ishte gol për shkak të VAR” tha portugezi për golin e parë.

“Zabelta nuk bën asnjë kontakt me topin, ai vetëm e tërheq lojtarin nga pas dhe goli i tretë i jep fund ndeshjes” ishte sqarimi i Mourinhos për golin e tretë.

Mourinho në konferencë për shtyp ka lavdëruar mbrojtësin e West Ham Issa Diop për performancën e mirë. /Indeksonline/